Armina Mevlani ka komentuar deklaratat e ish bashkëshortes së partnerit të saj, Shkëlzen Berisha, Sadije Berisha. Në një intervistë për revistën “Living”, Sadija ka treguar se krisja e marrëdhënies së saj me Shkëlzen Berishën ka nisur që me ardhjen e tij në Shqipëri.
Këtë deklaratë e ka komentuar edhe fashion bloggerja Armina Mevlani.
“Mua nuk me takon të flas per jetën e tyre. Por tani qe foli ajo ndihem me e qete. Motoja ime në jetë është ti lë gjërat të rrjedhin dhe ato herët a vonë shkojnë në vendin e tyre”, ka thënë Armina në edicionin veror të Abc News.