Ndërtimi i parkut të lojërave te liqeni, nuk ka kaluar pa ironinë e humoristit Agron Llakaj, i cili i është kundërvënë vendimit të Kryebashkiakut me një këngë polifonike. Kënga ka vijën melodike të këngës së njohur “Janinës ç’i panë sytë” dhe është kënduar në emisionin “Alpazar”, së bashku me grupin.