Analisti Preç Zogaj e ka cilësuar veprimin e djeshëm të të riut Andrea Memollari, por edhe modelin e të riut si një rënie të familjes shqiptare, por edhe të shtetit shqiptar, ku qeveritë shkojnë e vijnë dhe situata nuk gjen ndryshim. Ku qeveritë vijnë me aksione të mëdha, por që shuhen rrugës.
“Këtu nuk ndryshon asgjë. Muajt e parë vijnë më aksione të mëdha por që rezultojnë shoë. Sot i shikon me kufje në vesh. Ku është ai aksioni i madh që kush kalon semaforin gjobitet. Ç’është kjo familje që lejon fëmijën në timon. Familja që është familje, që ka disa norma njerëzore nuk mund të sillet kështu me fëmijën e tij. Nëse vajza ime merr një mjet, po merr një mjet që vret. Këtu kanë kultin të fitojnë para pa punuar.”