Kronikë

Video/Zjarri në Qytetin Studenti, vijon puna për shuarjen e flakëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:39 - 25/09/22 |
Opi Nion

Ende nuk është arritur të shuhet zjarri që ka prekur një ndërtesë në Qytetin Studenti këtë pasdite.

Sikurse bëhet me dije nga flakët u përfshi një magazinë me rroba, që ndodhej në bodrumin e një godine 6 katëshe. Nga informacionet e deritanishme mësohet se është evakuar gjithë godina pasi ka dyshime se zjarri ka dëmtuar edhe kolonat e saj. Magazina i përkiste një biznesmeni, i cili merret prej vitesh me tregtimin e veshjeve të përdorura.

Paraprakisht dyshimet e policisë janë se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet as mundësia e një zjarri të qëllimshëm./Opinion.al

 

Pas