Një fëmijë ka arritur të shpëtohet fatmirësisht pa pasoja, pas zjarrit që ra në një apartament në zonën e Freskut. I mituri duket se ka qenë në një gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të tymit të përhapur në të gjithë pallatin, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që ai të shpëtohet duke u dërguar në spital ku ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën.
Mësohet se brenda pallatit ka akoma banorë, të cilët janë larg vatrës së zjarrit, dhe me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse po nxirren nga banesat e tyre nëpërmjet shkallëve të zjarrfikësve.
Sipas dyshimeve të para shkak i zjarrit në banesë ka qenë një pajisje ngrohëse./Opinion.al