Aktualitet

VIDEO/ Zjarrfikësit neutralizojnë flakët në Kuç të Vlorës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:27 - 02/08/21 |
Opi Nion

Situata me përhapjen e zjarreve në vend vijon të mbetet shqetësuese.

Prej disa ditësh në qytetin e Vlorës flakët dhe tymi vijon të jetë prezent teksa është duke u punuar si nga toka por dhe nga ajri për neutralizimin e tyre.

Ndër të tjera bëhet me dije se dhe në Kuç të Vlorës janë regjistruar vatra të zjarrit.

Një ditë më parë falë ndërhyrjeve nga ana e zjarrfikësve dhe banorëve është bërë i mundur edhe neutralizimi i flakëve.

Ndërkohë vijon të jetë serioze situata në gadishullin e Karaburunit teksa prej pasdites së djeshme dhe sot sërish janë duke u përdorur helikopter për shuarjen e zjarrit./Opinion.al

Pas