Prej disa ditësh SHBA ka shënuar disa vatra të mëdha zjarri si pasojë e rritjes së temperaturave.
Në media janë publikuar pamje të zjarrfikësve amerikanë të cilët udhëtojnë me mjetin e tyre përmes flakëve në Kaliforninë Veriore.
Videoja tregon flakët që rrethojnë kamionin e tyre dhe hirin që digjet ende në xhamin e përparmë.
Zjarri filloi në 4 korrik dhe vlerësohet të ketë djegur tashmë më shumë se 50,000 hektarë tokë./ Opinion.al