Është zgjeruar vatra e zjarrit në zonën e Knallës në Shëngjin, e cila gjatë ditës së sotme ka përfshirë një sipërfaqe pyjore.
Zjarri ka vijuar gjatë ditës së sotme, ndërkohë që era ka ndihmuar që flakët të përhapen me shpejtësi.
Për shuarjen e flakëve po punojnë prej orësh zjarrfikësit por ende nuk është venë nënkontroll. Po ashtu, bëhet me dije se janë rrezikuar nga flakët disa pallate aty pranë./ Opinion.al