Aktualitet

Video/ Zjarr në një pallat në Astir, lëndohen 8 persona dhe digjen 4 makina



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:18 - 21/06/22 |
Opi Nion

Tetë persona kanë mbetur të dëmtuar si pasojë i një zjarri që përfshiu një pallat në orët e para të mëngjesit të së martës në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në Unazë të Re të Tiranës.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore. Policia informon se zjarri ka rënë në një garazh ku janë djegur katër makina.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas