Aktualitet

VIDEO/ Zjarr në Duhanas të Beratit, në rrezik nën-stacioni i fshatit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:30 - 03/10/21 |
Opi Nion

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Duhanas në Berat. Sipas news 24 zjarri ka rënë aksidentalisht nga disa prej banorëve të zonës, që ishin duke djegur mbeturinat në tokat e tyre.

Por, era e fortë ka favorizuar flakët, që u përhapën me shpejtësi drejt tokave bujqësore, ndërkohë që rrezikohet edhe nën/stacioni elektrik i fshatit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të zjarrëfikses të cilët po përpiqen të neutralizojnë flakët dhe të shmangin përhapjen e tyre drejt nën/stacionit elektrik.

Duke qenë se zona është favorizuese për kalimin e mjeteve deri në zonën e zjarrit, në aksionin për fikjen e tij janë përfshirë 3 mjete zjarrfikëseje dhe dhjetëra efektivë zjarrfikësish. Edhe pse vala e madhe e zjarrit është minimizuar, zjarri vijon ende të përparojë, ndërkohë që ka ende disa vatra aktive në tokat e përfshira nga flakët.

Pas