Rritja e ndjeshme e temperaturave, ka kthyer sërish frikën nga zjarret. Kështu, një vatër zjarri e fuqishme është shfaqur në Belsh.
“BalkanWeb” mëson se nga përmasat e flakëve, të cilat thuhet se janë të mëdha, rrezikohen disa banesa, mes të cilave është shtëpia e Kulturës dhe një karburant.
Të gjendur përballë kësaj situate, vetë komuniteti ka ndërhyrë me mjete rrethanore për të lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Sakaq, është kërkuar ndihmë nga stacioni i Shërbimit të Zjarrfikëses në Elbasan, pasi Bashkia e Belshit nuk ka mjete zjarrfikëse.