Një zjarr i fuqishëm ka rënë në kampin e refugjatëve në ishullin Lesvos në Greqi.
Mediat greke raportojnë se zjarri favorizohet nga era e fortë dhe në rrezik janë 4 mijë refugjatë që janë të strehuar në këtë kamp.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pas konflikteve me grupe të ndryshme etnike.
Autoritetet greke po marrin masa për evakuimin e refugjatëve që ndodhen në kampin ku ka rënë zjarr.