Në emisionin “Opinion” ka momente tepër pikante, në prapakuintë pikerisht para nisjes së emisionit. Pasi priten të ftuarit, ata përcillen për tek dhoma e grimit, ku është i gjithë stafi i ‘Opinion’ që i shoqëron.
Në 15 minutat në dhomën e grimit ndodhin edhe bisedat e fundit për emisionin, drejtuesi Blendi Fevziu lidh kollaren dhe bën grimin. Po ashtu edhe të ftuarit në panel rregullohen e grimohen, shkëmbejnë edhe biseda mes tyre.
Ndiqni video-t, këto janë momentet në parpakuintë përpara nisjes së emisionit live. /Opinion.al