Kronikë

Video/ Zbulohet “shtëpia e barit” në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:17 - 15/12/21 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka finalizuar një operacion policor antikanabis të koduar “Rent”. Gjatë operacionit, në katin e dytë të një pallati është zbuluar një apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Mësohet se është sekuestruar baza materiale elektrike që shërbente për kultivimin e kanabisit, me anë të ngrohjes. Po ashtu është shpallur në kërkim personi që kishte marrë me qira banesën dhe e kishte tjetërsuar për të ushtuar këtë veprimtarinë kriminale.

“Pas një pune gjurmuese, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Rent”, njofton policia.

Gjatë këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Durrës, nga kontrolli në banesën e marrë me qira nga shtetasi I. A., e cila ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve polciore, personi që kishte marrë me qira këtë apartament nuk është gjetur në banesë. Shtetasi I. A. është shpallur në kërkim nga policia dhe vijon puna për  kapjen e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./Opinion.al

Pas