Policia e Elbasanit ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 3 kg lëndë plasëse të dyshuar si tritol dhe 100 kapsolla detonatore.
Lënda shpërthyese e cila ishte fshehur në shishe qumështi u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gani Xhaja 55 vjeç, banues në fshatin Mlizë Elbasan.