Godinat nr. 24 dhe 25 që strehonin vajza tek Qyteti Studenti në Tiranë janë tashmë të boshatisura në pritje të shtetasve afganëqë po largohen nga frika e Talibanit në vendlindjen e tyre.
Sipas ABCNews, vajzat që jetonin në këto godina nuk kanë pranuar të zhvendosen por më pas punonjësit e Drejtorisë së Konvikteve kanë bërë të mundur lirimin e godinës. Vajzat do të zhvendosen tek godina 27 dhe 28.
Kujtojmë se për të akomoduar afganët janë duke u bërë gati katër godina të konvikteve të Qytetit Studenti.
Sipas “Zërit të Amerikës”, në vendin tonë do të strehohen brenda javës grupi i parë prej 250 shtetasve afganë, ndërsa në vijim pritet të vijnë edhe të tjerë.