Në stadiumin ‘Via del Mare’, Leçe fitoi 2-1 kundër Frosinones në sfidën e javës së 16-të në Serie A. Goli me vlerën e tri pikëve për puljezët u shënua nga Ylber Ramadani në fundin e sfidës.
Dueli u zhbllokua pas 11 minutave lojë, me Picolin që kaloi vendasit në epërsi. Duhej Kaio Jorge i huazuar nga Juventusi që të barazonte gjithçka nga penalltia në minutën e 33.
Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, Ylber Ramadani lëshoi një “silurë” nga rreth 35 metra dhe ndikuar nga një devijim u ndal në rrjetë.
Leçe ia doli kështu që të marrë tri pikë në shtëpi dhe Ramadani të gjente golin e parë në Serie A. Me 20 pikë Leçe mban vendin e 12-të, teksa Frosinone me 19 pikë vendin e 13.