Xhaxhai i Dijamant Zabergja, 21 vjeçarit të vrarë dje në atentatin e Mynihut ku humbën jetën 9 persona, ka treguar për mediat kosovare se si e ka mësuar lajmin e humbjes së Dijamantit. Familja Zabergja nga Vushtria e Kosovës ka disa vite që jeton në Gjermani ndërkohë që ka qenë shumë e vështirë për ta të mësonin për fatin e djalit të tyre i cili ishte djalë i vetëm.