Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Bashkia e Tiranës reagon pas denoncimit të “Stop” për vrasjen e qenve të rrugës

2018/04/25 at 12:27 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Bashkia e Tiranës reagon pas denoncimit të “Stop” për vrasjen e qenve të rrugës

Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjë pamje makabre të mënyrës se si janë vrarë qentë e rrugës dhe më pas janë hedhur në landfillin e Sharrës nga Bashkia e Tiranës. Ambientalisti dhe aktivisti , Sazan Guri tregoi se të njëjtin qen që ka fotografuar në mëngjes në rrugët e Tiranës e ka parë më pas në qese të zeza, gati për t’u hedhur në landfillin e Sharrës. Ai rrëfen se e ndoqi të gjithë situatën, që prej qendrës së trajtimit në Kombinat, që sipas tij, në fakt është “auschwitz” e deri në hedhjen e tyre me kamion ne landfill ku vjen ere e tmerrshme.


Pas pamjeve të transmetuara dje në emisionin “Stop”, ka reagur Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit në varësi të Bashkisë së Tiranës e cila thotë se pamjet janë të montuara. Bashkia nuk pranon se qentë e rrugës vriten dhe sipas saj, po punohet shumë mirë në këtë drejtim.

Deklarata e plotë e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit: 

Prej më shumë se dy vitesh, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë hapur qendrën e kafshëve të rrugës në Kombinat, një klinikë veterinare moderne, me staf dhe veterinerë të specializuar, të cilët trajtojnë çdo ditë, me kujdes, kafshët endacake, duke i vaksinuar dhe sterilizuar ato konform procedurave dhe ligjit në fuqi.

Qentë endacakë, të cilët kapen nga punonjësit e trajnuar të AMK-së, dërgohen në klinikën veterinare, ku nën kujdesin e stafit veteriner, sterilizohen, matrikulohen dhe vaksinohen, për t’u lëshuar sërish në rrugë. Që prej vitit 2016, ky proces ka mundur të trajtojë me sukses rreth 5 mijë qen endacakë të qytetit.

Qëllimi kryesor i punës tonë është të sigurojmë që kafshët e rrugës në Tiranë të mos përbëjnë rrezik për jetën e njeriut, duke qenë se kafshët e sëmura mund të përçojnë sëmundje të rrezikshme për njerëzit, si leshmanjoza apo tërbimi, kurse kafshët agresive mund të rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve.

Vetëm gjatë vitit të fundit në Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit janë referuar 1425 ankesa nga qytetarë të ndryshëm për kafshime nga qentë endacakë agresivë.

Por, në emisionin e mbrëmshëm vumë re me keqardhje se pamjet e transmetuara nuk përkojnë me njëra-tjetrën dhe pretendimet janë të pavërteta. Montimi i pamjeve foto me video që mund të bëhet lehtësisht me kafshë të shtypura në rrugë nacionale nga aksidentet rrugore, nuk përkojnë as me punën e madhe të bërë nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit për trajtimin e kafshëve të rrugës, të cilët, siç u pa edhe nga pamjet dhe intervistat e emisionit STOP në rrugë, janë matrikuluar e vaksinuar dhe gjenden lehtë në rrugët e qytetit.

Sipas rregullave mjedisore dhe ligjit veterinar, çdo dy javë klinika veterinare në Kombinat i nënshtrohet procesit të dezifektimit 3D, ç’ka kryen edhe pastrimin e mbetjeve, të cilat më pas depozitohen dhe trajtohen sipas rregullave. Bashkëngjitur po ju vëmë në dispozicion edhe dokumentin e dezifektimit të datës 20.04.2018, pikërisht në ditën kur pretendohet se është xhiruar videoja.

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit sqaron se gjatë punës në Klinikën Veterinare janë vërejtur edhe raste të qenve endacakë, të cilët rezultojnë të sëmurë me sëmundje që mund të transmetohen te njeriu, si leshmanjoza apo tumore në metastaza finale, i nënshtrohen procesit të eutanazisë, referuar nenit 70, pika C, i Ligjit 10465 për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë. Klinika monitorohet e tashmë është certifikuar nga agjencitë europiane si një nga më të mirat në rajon!

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit dëshiron të theksojë se puna mbi dy vjeçare për trajtimin e kafshëve të rrugës është kryer në zbatim të rregullave europiane për trajtimin e kafshëve endacake dhe se prioritet për ne mbeten jeta e fëmijëve dhe e qytetarëve të Tiranës.

Ftojmë këdo të interesuar, të vizitojë, ndihmojë apo më mirë të adoptojë kafshët e rrugës. Nëse nuk duan të ndihmojnë, le të mos pengojnë ata që po ndihmojnë duke sajuar video e foto që s’përkojnë me të vërtetën.

*Pamjet e transmetuara nga emisioni investigativ “Stop” ne Tv Klan

Etiketa: bashkiapamjeqente e rrugesstop


Ju sugjerojmë

Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi
Kryesore

Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi

7 Tetor, 2025 1:33 pm
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE me komisione shumë më të ulëta

7 Tetor, 2025 12:18 pm
Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba
Kronikë

Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba

7 Tetor, 2025 12:05 pm
Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki
Kryesore

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki

7 Tetor, 2025 11:37 am
PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet
Kryesore

PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet

7 Tetor, 2025 10:21 am
Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, policia zbardh ngjarjen: Detektorët pikasën armën, roja…

7 Tetor, 2025 9:23 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë

7 Tetor, 2025 8:56 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Diell, vranësira dhe reshje në veri, parashikimi motit për sot

7 Tetor, 2025 8:21 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 7 tetor 2025

7 Tetor, 2025 7:53 am
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

6 Tetor, 2025 11:25 pm
Para
Pas divorcit çifti i njohur turk habit të gjithë me veprimet e tyre

Pas divorcit çifti i njohur turk habit të gjithë me veprimet e tyre

Misteri i ish-gruas së Vladimir Putin. Ku ka humbur Ludmilla?

Misteri i ish-gruas së Vladimir Putin. Ku ka humbur Ludmilla?

HEC-et në Osum, çështja shkon në gjykatë. Kompania padit qeverinë për prishjen e kontratës

HEC-et në Osum, çështja shkon në gjykatë. Kompania padit qeverinë për prishjen e kontratës
















TE FUNDIT

I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili

I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili
7 Tetor, 2025

Policia Kufitare në aeroportin “Nënë Tereza” ka ndaluar një 51-vjeçar brazilian gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, pasi rezulton...

Lexo më shumë

Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi

Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi
7 Tetor, 2025

Ekzekutimi i gjykatësit Astriti Kalaja për kreun e Partisë Demokratike, dëshmon dështimin e plotë të reformës së drejtësisë. Në një...

Lexo më shumë

“Serbia po ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës”, Kurti thirrje BE: Ndëshkoni Beogradin

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
7 Tetor, 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti akuzoi sot Beogradin zyrtar se po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet lokale të së dielës...

Lexo më shumë

Kërcënoi se do vriste gjykatësit, shoqërohet në komisariat xhaxhai i Elvis Shkambit

Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba
7 Tetor, 2025

Gjovalin Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, i cili akuzohet për vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja të hënën në sallën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com