Policia e Vlorës ka publikuar edhe videon e arrestimit të një prej autorëve të vrasjes së biznesmenit Hyqmet Nexhipi, e ndodhur më 23 janar në qytetin bregdetar.
Nexhipi u vra me dy plumba në mjetin e tij në janar, ndërsa motivet ende nuk janë zyrtarizuar nga Policia.
Ditën e sotme, Policia ka arrestuar një prej autorëve, Flobenc Gega, 34 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë.
http://www.dailymotion.com/video/x4dxagh_arrestimi-i-vrasesit-te-vlores_news
Gjithashtu, është shpallur në kërkim edhe autori i dytë, Deison Nallbani, 30 vjeç banues në Vlorë.
Flobenc Gega, në mometin e ndalimit është kapur me armë zjarri pistoletë tip “Glock”.
Arrestimi i shtetasit Flobenc Gega, u bë pasi gjatë hetimeve të kryera, ky shtetas është identifikuar si personi që ka siguruar kushtet dhe mjetet për kryerjen e kësaj vrasjeje.
Nga informacionet që disponohen nga Policia e Shtetit, Flobenc Gega është person me precedent penal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane për “Grabitje” dhe “Plagosje”.
Gjithashtu, i dënuar nga autoritetet Belge dhe Italiane për “Pjesëmarrje në organizatat kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve, prostitucionit, vrasjeve dhe për kryerjen e 180 grabitjeve me dhunë dhe armë”.