Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Vrasja e Kasmit çoi policinë në vilën e mafias, gjenden snajpera, antitankë, bomba me telekomandë, tritol C4

2018/02/02 at 1:47 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Vrasja e Kasmit çoi policinë në vilën e mafias, gjenden snajpera, antitankë, bomba me telekomandë, tritol C4

Ka ndryshuar rrjedhë gjithë hetimi për vrasjen e Devi Kasmit. Pak ditë më parë në media u dha se në kërkim është shpallur Domjart Konjari, ndërsa në pranga është vendosur një bashkëpunëtor me emrin Mario Meshini. Duket se kjo ka qenë një metodë e policisë, për të larguar vemendjen.


Sot Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu doli publikisht në media ku deklaroi se porositesi i vrasjes eshte Aurel Hoxhallari. Ky person kishte ngritur një bazë krimi në vilën e tij në periferi të Tiranës. Aty janë gjetur një sasi e madhe armësh, si: pistoleta, pushkë, snajper,antitank me 2 predha,bombë me telekomandim, C4 dhe tritol dhe 110 kg kanabis.

Ardi Veliu deklaroi se kreu i bandës, njëherësh porositësi i vrasjes së Kasmit, (Altin) Aurel Hoxhallari është shpallur në kërkim. Ndërsa janë arrestuar bashkëpunëtorët e tij, mes tyre, një shtetas grek që dyshohet se ka qenë ekzekutori, pra personi që shtiu mbi Kasmin.

DEKLARATA E PLOTE E ARDI VELIUT

Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;
• Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;
• Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;
• Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.

Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi Devi Kasmi.

Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.
Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit
– 4 armë automatikë
– 2 snajper
– 4 pushkë automatike
– 1 armë antitank me 2 predha
– 1 bombë me telekomandim në distancë
– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol
– 4 radio marrëse
– 1 dron
– 110 kg kanabis
– 2 maska
Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

*Pamje te arrestimeve

Etiketa: ARMEarrestimeArsenaldevi kasmipoliciatiranevila e mafiaszbardhet ngjarje


Ju sugjerojmë

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, këta janë kandidatët e PS për 6 bashkitë

7 Tetor, 2025 6:47 pm
Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare
Aktualitet

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare

7 Tetor, 2025 2:59 pm
I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili
Kronikë

I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili

7 Tetor, 2025 2:17 pm
Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi
Kryesore

Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi

7 Tetor, 2025 1:33 pm
Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba
Kronikë

Kërcënoi se do vriste gjykatësit, shoqërohet në komisariat xhaxhai i Elvis Shkambit

7 Tetor, 2025 12:38 pm
FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja
Kronikë

Zbardhet dëshmia e Elvis Shkëmbit para policisë: Më kapi një mllef…

7 Tetor, 2025 12:20 pm
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE me komisione shumë më të ulëta

7 Tetor, 2025 12:18 pm
Para
“Lazarati” jepet dënimi me 44 vite burg

"Lazarati" jepet dënimi me 44 vite burg

Vret veten djali i Fidel Kastros

Vret veten djali i Fidel Kastros

1 milion euro kokainë në fenerin e makinës, arrestohen tre shqiptarët dhe 60-vjeçari grek 

Emrat/ Kush është çifti shqiptar që trafikonte drogën në Bolonja, në çantë u kapën 60 mijë euro
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
7 Tetor, 2025

Brunilda Mersini është kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Brunilda Mersini, drejtoresha...

Lexo më shumë

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
7 Tetor, 2025

Ermal Hasimja është tërhequr nga kandidatura e tij për bashkinë e Tiranës. Hasimaj tha në emisionin “Opinion” tashmë që Binaj...

Lexo më shumë

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
7 Tetor, 2025

Partia Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se në do të mbështesë Florjan Binajn si kandidat i opozitës për zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza
7 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “gjasa reale” që të arrihet një marrëveshje e paqes në Gazë, teksa negociatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com