Aktualitet

Video/Vrasja e ish-dhëndrit, me kokën ulur babë e bijë dalin para gjykatës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:43 - 08/06/21 |
Opi Nion

Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen si bashkëpuntorë në vrasjen e Kudret Saliaj, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Tiranë kanë dalë këtë mëngjes para gjykatës së Tiranës, ku do të vendoset masa e sigurisë.

Sikurse shihet edhe në videon e mëposhtme i pari që ka mbërritur në gjykatë është Mexhit Picari, i cili shfaqet brenda kafazit të xhamtë, duke mbajtur kokën gjatë gjithë kokës ulur. Ndërkohë mbas tij mbërrin Dhurata Saliaj e cila shfaqet teksa përpiqet të fshihet pas shpinës së babait të saj.

Kujtojmë se Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij Dhurata Saliaj. Kamerat e sigurisë treguan se ka qenë Dhurata ajo që i ka dhënë armën babait pak minuta para vrasjes. Ata akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese.

Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ndodhi më 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Kudret Saliaj u vra nga ish- vjehrri i tij, Mexhit Picari. Nga të shtënat mbeti i plagosur dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama, ndërsa çifti ishte në proces divorci./Opinion.al

Pas