Bota

VIDEO/ Vrasësit e kartelit rrëmbejnë nga spitali pacientin me barrelë


               Publikuar në : 13:27 - 03/12/19 |
el ida

Një video e xhiruar nga kamerat e sigurisë së një spitali në Meksikë po bëjnë xhiron e botës. Në të shihet momentet kur shtatë anëtarë të armatosur të një kartelit futen në spital dhe rrëmbejnë një pacient me gjithë barrelë.

Personat me maska mendohet se janë pjesë e kartelit Santa Rosa de Lima, dhe shihen duke kontrolluar një nga një dhomat e spitalit në Guanajuato. Ata mbajnë peng një nga rojet dhe e detyrojnë që t’i tregojë se ku është shtruar shënjestra e tyre.

Disa orë më vonë, ky pacient u gjet në rrugë, i mbështjellë me çarçaf të bardhë dhe i masakruar./Opinion.al

Pas