Albert Zekaj ka dalë sot në gjykatën e Fierit dhe është lënë në arrest me burg. Ai ka pranuar krimin makabër të vrasjes së shokut dhe më pas fshehjen e kufomës. 32 vjeçari e ka vrarë Kreshnik Beqirajn me të cilin ndante shtëpinë në qershor të 2017 por kufoma u zbulua vetëm 3 ditë më parë.
Albert Zekaj u ka thënë hetuesve se e kishte goditur Albertin teksa ishte në gjendje të dehur.
“Mbrëmjen e 26 qershorit kisha pirë dy dopio alkool dhe e që qëllova disa herë me çekiç në kokë. Për tre ditë e lashë trupin në shtëpi”, ka thënë Zekaj. Pas tre ditësh e ka copëtuar trupin dhe pasi e ka mbështjellë me batanije e ka hedhur në fshatin Daullas. Ai ka treguar kanalin se ku e kishte hedhur dhe groposur viktimën e cila u gjet rastësisht nga një banor i zonës 9 muaj pas krimit makabër.
Përpara grupit hetimor, Zekaj rrëfeu se shkak për vrasjen ishte bërë konflikti për qiranë e banesës të cilën e ndanin sëbashku. Albert Zekaj është nga Kopliku i Malësisë së Madhe por për arsye të panjohura nuk kthehej në vendlindje por jetonte me shokun e ngushtë Kreshnik Beqiraj, të cilit i mori jeten në mënyrën mizore. Ata ishin njohur në një burg në Belgjikë dhe pasi ishin krhyer ishin vendosur në Fier. Babai i viktimës, i moshuar dhe i sëmurë ka treguar se Albertin e ka trajtuar si djalin e tij./Opinion.al
Në dy videot më poshtë: Momenti i paraqitjes në gjykatë i autorit të krimit dhe dëshmia e babait të viktimës.