Kryesore

Video/Votuan kundër rezolutës,Berisha iu bën foto deputetëve në Kuvend


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 12/05/22 |
Opi Nion

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar sot kundër rezolutës së masakrës serbe në Srebrenicë, e iniciuan nga deputetët e PD.

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi i indinjuar pasi Kuvendi rrëzoi rezolutëm me 51 votë kundër. Kur kryeparlamentarja Lindita Nikolla kërkoi që të votohej për rezolutën e iniciuar nga PD Berisha ka nxjerrë telefonin dhe nis e iu bën foto deputetëve që votuan kundër.

Ai bllokoi foltoren dhe shkrep pa pushim telefonin.

Ky veprim i Berishës ka shkaktuar edhe të qeshura mes deputetëve në sallë e parlamentit.

Votuat sipas urdhrit të Aleksadër Vuçiç. Shqipëria nuk ka patur kurrë më anti-shqiptar si Edi Rama. Ju shkelmuat mbi gjakun e 8 mijë të pafajshmeve. Votuat duke shkelura mbi jetën e dhjetëra qindra mijëra shqiptarëve që në gjenocidin serb ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Ç’mund të presësh nga një trafikun, kryetarin e organizatës kriminale, skllav i një Aleksandër Vuçiç. Si mund të bëni ju shqiptar një votim të tillë. Sali Berisha në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos që penalizonte Kosovës dhe ka marrë çdo masë kundër kontrabandës”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas