Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar ditën e sotme për zgjedhjet e brendshme për kreun e selisë blu që po zhvillohen në këtë parti.
Pas votimit në një deklaratë për mediat ai tha: Të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces votimi. Mesazhi i ditës së sotme është pjesëmarrja në votim. Unë besoj se pasi kam shprehur qëndrimin tim, kjo nuk do ta nxjerrë të ndarë por përkundrazi do ta nxjerrë të bashkuar. Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre dhe janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD-në dhe vendin.
I pyetur nga gazetarët nëse i qëndron deklaratës së tij se do të rikthehet në krye të PD-së Berisha tha “Jam konsistent në deklaratat e mia.”/Opinion.al