Donald Trump vijon akuzat për vjedhje votash, ndërsa kandidati demokrat Joe Biden vazhdon të jetë në avanatazh. Aktualisht, Biden ka 264 vota elektorale, ndërsa Trump 214 vota.
Por, teksa Biden vijon të jetë në avantazh, Trump ka dalë para mediave duke hedhua akuza për vjedhje dhe manipulim të votave.
Kjo bëri që disa rrjete televizive amerikane ta ndërpresin fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Siç shihet në video, MSNBC përmes moderatorit Brian Ëilliams ndaloi transmetimin e fjalës së Donald Trump teksa ky i fundit thoshte; “Nëse numëron votat e ligjshme, unë fitoj shumë lehtë”.
Ndërprerja e transmetimit erdhi pas rreth 1 minute nga nisja e konferencës së Trump ndërsa moderatori Ëilliams tha:
“Këtu jemi përsëri në pozicionin e pazakontë të jo vetëm ndërprerjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara por të korrigjimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara”, e më pas vijoi bisedën me të ftuarit./ Opinion.al