Në përfundim të pjesës së parë të takimit Vllaznia-Partizani, shkodranët kanë pretenduar për një penallti.
Kaq ka mjaftuar që me mbylljen e fraksionit të parë të fillojë një sherr masiv midis lojtareve ku Gomez i ardhur se fundmi tek Partizani ka goditur nje lojtar shkodran..
Drejtuesit e Vllaznisë me në krye trajnerin Cungu kane protestuar ashpër te arbitri i ndeshjes duke e akuzuar ate për njëanshmëri dhe favorizim të hapur të Partizanit.
Trajneri shkodran është futur në fushë dhe i janë dashur disa minuta që të qetësohet ku në fund është ndëshkuar edhe me karton të kuq duke u detyruar të lerë stolin. Për të stabilizuar situatën ka ndërhyrë edhe policia.