Edhe pse vendet e Bashkimit Europian vendosen që të mos hapin në këtë moment negociatat me Shqipërinë por i shtyjnë ato për në qershor 2019, nuk e ka penguar përfaqësuesen diplomatike të BE në Tiranë, Romana Vlahutin të shfaqet entuziaste dhe e qeshur para kamerave.
Teksa ishte duke marrë pjesë në një takim, ajo u ndal para mikrofonëve të mediave për të dhënë një përgjigje. Pyetjet ishin të shumta, por Vlahutin tha se do të përgjigjet vetëm për një pyetje (shih videon më poshtë).
Vlahutin tha: “Shqipëria ka marrë 3 gjëra shumë të rëndësishme pozitive. E para është njohja e të gjithë punës dhe reformave që janë bërë dhe kjo është shumë e rëndësishme. E dyta, është një kalendar i qartë. Pra një datë shumë të qartë për konferencën ndërqeveritare dhe ne nuk kemi nevojë të diskutojmë datat. E treta, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme ka pranuar që Komisioni ka për qëllim të nisë punën përgatitore, e cila merr kohë”.
Ambasadorja u shfaq e lumtur për vendimin e djeshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së.