Më shumë se 2 metër nën ujë. është kjo panorama që shihet mëngjesin e sotëm brenda shumë prej shtëpive në zonën e Novoselës, ku prurjet e Vjosës vijojnë të jenë të larta, ndonëse aktualisht niveli i reshjeve është dobësuar.
36 familje ne fshatrat Ferme dhe Fitore, tashmë janë evakuuar, ndersa ne ndihme te banorëve janë vënë forcat e ushtrisë.
Shtabi i emergjencave bën me dije se gjendja vijon të mbetet kritike, ndërsa Vjosa vazhdon të rritet me 10 centimetër në orë. Në këtë zonë mungon energjia elektrike.