Bota

Video/Vizitoni ‘Tajlandën e Vogël’,media franceze reportazh për Shqipërinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:11 - 18/08/21 |
Opi Nion

Teksa ndodhemi në kulmin e sezonit turistik, Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një reportazh të realizuar nga televizioni publik “France 2”, që fton turistët të zbulojnë Shqipërinë.

Në video shfaqen bukuritë e natyrës shqiptare, malet, fushat dhe detet ngjyrë gurkali.

“Kudo që të ndodheni deti dhe malet janë përpara syve tuaj. Në horizont, kështjella mbi shpate të thepisur. Në bregdet, një det akuamarinë, 4 orë nga Parisi, Shqipëria, një destinacion lehtësisht i arritshëm në Europë.

E mbiquajtur si “Tajlanda e Vogël” nga banorët, gjendemi në Ksamil me ujin e tij ngjyrë gurkali, një plazh shumë i preferuar nga turistët.”, thuhet ndër të tjera në reportazh.

Po ashtu në reportazh disa turistë francezë që po pushojnë në Shqipëri tregojnë eksperiencëne tyre

 “Uji i detit është fantastik. Ngjyra është si në Maldive.”, u shpreh një prej turistëve që po pushtonte në Ksamil.

Në video theksohet gjithashtu se në Shqipëri mund të bësh pushime ekonomike./ Opinion.al

 

Pas