Elvis Pupa dhe programi i tij i ri në Digitalb mund të themi së është “pasardhësit” i atij që Ermal Mamaqi bënte sezonin e kaluar në këtë platformë.
“Më fal për shprehjen” do të titullohet programi i përjavshëm që Vis Pupa do të prezantojë në kanalin T, duke shënuar kështu rikthimin e tij në ekranin e televizionit.
Sipas klipit promovues kuptojmë se televizionit shqiptar do i shtrohet një tjetër emision humoristik. Nuk dihet ende ora në të cilën do të transmetohet programi, por me shumë mundësi, ashtu sikurse Ermal Mamaqi, darka e të shtunës do të ishte më e mundshme.