Vijon të digjet prej të paktën 40 minutash makina ndaj së cilës u qëllua me armë zjarri sot rreth orës 15:00.
Dy prej viktimave kanë mbetur brenda mjetit që është duke u djegur, ndërsa personi i tretë ka arritur të dalë i gjallë nga makina, por atentatorët e kanë vërejtur dhe janë kthyer pas duke e qëlluar për vdekje.
Është pikërisht ky personi që edhe është identifikuar në këtë ngjarje dhe bëhet fjalë për 30-vjeçarin Diklen Vata, person me precedentë në fushën e narkotikëve./Opinion.al