Venezuela po përballet me protesta të ashpra kundër pushtetit të Maduros.
Në një video të publikuar në media, shfaqen simpatizantët e presidentit venezuelian Juan Guaido duke protestuar, ndërsa makina e ushtrisë tenton që të shtyp protestuesit.
Deri më tani nuk dihet numri i personave të lënduar, por Maduro ka ashpërsuar qëndrimin e tij që pas thirrjeve të Guaidos për gusht shteti.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo pritet t’i adresohet republikanëve të senatit lidhur me zhvillimet e fundit në Venezuelë.
Më herët SHBA ka kërkuar largimin e Maduros duke shprehur mbështetjen për Guaidon si kryetar shteti, raporton “Guardian”.
Po ashtu dhe Rusia po vëzhgon situatën. Presidenti Vladimir Putin ka mbledhur këshillin e sigurisë për të diskutuar rreth tentativës së grushtit të shtetit në Venezuelë./ Opinion.al E.Xh.