Ndërkohë që dita e marrjes së një vendimi mbi ndryshimin ose jot ë kushtetutës së Venezuelës po afron, protenstat anti-qeveritare po rriten dhe po bëhën dita ditës edhe më agresive. Prej disa ditësh forcat policore kanë blinduar administratat e qytetit.
Dy ditë para votimit polemika për të rishikuar kushtetutën, protestuesit flasin për Sky News, duke u shprehur se nëse presidenti, Nikolas Maduro, do të vazhdojë të injorojë popullin, Venezuela do të shkojë në një luftë civile.
Protestuesit prej ditësh enden nëpër rrugë disa duke I vendosur zjarrin makinave, të tjerë duke ecur të zhveshur dhe disa të tjerë duke u shtrirë në rrugë për shkak të urisë dhe lodhjes.
Protestuesit kanë deklaruar se në një shtet me kaq shumë risurse ata janë të varfër. Ata thonë se nuk e marrin mundimin të ikin në spital se ka mungesë të medikamenteve, mjeteve spitalore dhe mbi të gjitha mungesën e një higjene të pastër për pacientët.
Protestat kanë degraduar dhe janë bërë shumë të rrezikshme, por ende nuk ka një informacion të saktë për të lënduar në gjendje të rëndë.
https://www.youtube.com/watch?v=zm21rxSahDk