Një fshat në Siberi, i quajtur Oymyakon, mban rekordin për temperaturën më të ulët të regjistruar në një zonë të banuar. Sipas “Skyneëws”, temperatura në këtë fshat ka arritur -67 gradë celsius.
Siberia është në një farë mënyre pjesa aziatike e Rusisë. Në perëndim kufizohet me Uralin, në veri me Oqeanin e ngrirë të veriut, në lindje me Oqeanin paqësor dhe në jug me Republikën popullore të Kinës, Mongolinë dhe Kazakistanin.
Në shumicën e regjioneve të Siberisë mbizotëron klima kontinentale, në verë bëhet shumë nxehtë (+40 °C) kurse në dimër bëhet shumë ftohtë (-72 °C).
Këtë vit në Oymyakon është regjistruar temperatura më e ulët në vende të banueshme në të gjithë botën, duke bërë që gjithçka të ngrijë.
Në një video të nxjerrë nga banorët shihet se çfarë ndodh me një flluskë sapuni në këto temperatura. Sikurse duket në pamje flluskat e sapunit kthehen në akull me formë./Opinion.al
View this post on Instagram