Mbrëmjen e kaluar u zhvillua nata e dytë e festivalit të famshëm “Sunny Hill Festival”, i cili u organizua në Prishtinë nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjini.
Këngëtarja mblodhi emra të njohur të muzikës të cilët dhanë një koncert madhështor dhe elektrizuan publikun me performancat e tyre.
Sigurisht që gjatë mbrëmjes nuk kanë munguar notat patriotike dhe një video ku Dua Lipa dhe reperi i njohur me origjinë shqiptare, Gashi, kërcenin me flamurin kuq e zi vallen e Tropojës bëri xhiron e rrjetit.
Mirëpo, me siguri ju kishte shpëtuar momenti kur i dashuri i ri i Duas, Anwar Hadid, kërcen së bashku me këngëtaren vallen e Tropojës.
Ashtu siç shihet në video vëllai i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid hedh në krahë flamurin shqiptar dhe nis të ndjekë ritmin bashkë me Duan, duke kërcyer në mes të publikut./Opinion.al