Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në një dalje publike të pak minutave më parë ka vazhduar përplasjen e tij me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, të cilin e ka cilësuar “Gjetholog”. Sulmi i Veliaj vjen pas deklaratës së djeshme të Presidentit të Republikës që dënonte presionin që Veliaj ushtroi ndaj Gjykatës Administrative të Apelit duke ngritur njerëz në protesta para këtij inistitucioni.
Velia: “Në katër vite Nishani ka mbrojtur vetëm interesin personal. Presidenca është bërë zyrë shtypi e PD-së. Presidenti në ikje të thotë ç’mendon për 17 katëshet. Ky president nuk është unifikues por përçarës. Ky nuk është Presidenti im. Zhgënjeu sërish doli për veten dhe për partinë e tij, të atyre pak votave që e kanë emëruar President, doli për interesin e tij personal jo për interesin publik. S’kishte si të ndodhtë ndryshe, ushtari më i bindur doli nën armë dhe iu përgjigj thirrjes së Berishës. Ky nuk është unifikuesi. i vendit por është përçarësi i vendit. Kurrë nuk u ngrit për të qenë bashkues”