Nuk po kalon i qetë takimi midis Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe artistëve që po mbahet aktualisht në ambientet e një hoteli në Tiranë ku e pranishme është edhe ministrja Kumbaro. Pas fjalimit 30 minutësh të mbajtur nga kryebashkiaku Veliaj dhe kundërshtimeve që parashtroi përfaqësuesi i sindikatës Alert Cenoaliaj, fjalën ka kërkuar ta marrë një tjetër përfaqësuese e sindikatës me profesion juriste. Por Veliaj ka ndërhyrë duke i mos i dhënë fjalën duke i thënë se me juristët mund të ketë një dëgjesë tjetër, gjë që është kundërshtar nga kërkuesja e fjalës. Ky moment është shoqëruar me përplasje verbale midis dy protagonistëve, ndërsa përfaqësuesja e sindikatës ka këmbëngulur në marrjen e fjalës (Ndiqni për më shumë videon)