VLORE- Një tifoz ka humbur jetën gjatë ndeshjes së mbrëmshme Flamurtari-Kukësi. Janë hedhur dyshime mbi mënyrën se si gjeti vdekjen tifozi. Burime nga policia thanë se ka pësuar infarkt, por një video amatore e publikuar nga “jetaoshqef” hedh dyshime se tifozi mund të jetë shtyrë dhe përplasur në tokë nga një polic. Gjithsesi janë hetimet ato që do të nxjerrin shkakun e vertetë të vdekjes.
Ngjarja ndodhi mbrëmë gjatë ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, Flamurtari-Kukësi. Viktima është Mikel Selmanaj 42 vjeç, i cili ka mbërritur në spital i pajetë.
Pamjet nga video tregojnë gjakun në fund të shkallëve, kaosin si dhe lëvizjet pas ngjarjes. Ajo që bie në sy në këtë video është edhe mungesa e ambulancës në stadium, 42-vjeçari është transportuar në spital me makinën e policisë.