“Miss Ukraina 2016”, bashkë me shoqen e saj 24 vjeçare, ishin duke ecur me makinë ndërkohë që kanë humbur kontrollin dhe ranë në humnerë.
Sofia Magerko, 16-vjeçare dhe shoqja e saj 24-vjeçare, Daria Medvedeva, fatkeqësisht nuk i mbijetuan këtij aksidenti.
E gjithë ngjarja është transmetuar live në rrjetet sociale pasi në momentin tragjik po komunikonin me fansat live, në Instagram.
Mjeko-ligjorët kanë konstatuar se bukuroshet kishin konsumuar shumë alkool, gjë që është e dukshme dhe nga videoja.