Mbështetës dhe kundërshtarë të kandidatit republikan për president të SHBA, Donald Trump, janë përleshur jashtë një qendre ku multimiliarderi pati takimin e rradhës elektoral në San Diego të Kalifornisë.
Përleshje të tilla mediat thonë se janë bërë të zakonshme të shihen në takimet elektorale të kandidatit kontrovers Donald Trump.
Protestuesit qëlluan edhe me sende të forta njëri-tjetrin.
Efektivët e policisë e patën të vështirë të ruajnë qetësinë, ndërsa raportohet se kanë arrestuar 35 persona.
Shishe uji u hodhën edhe mbi uniformat e rendit.
San Diego ndodhet pranë kufirit meksikan ku Trump ka premtuar te ndërtoje nje mur per te mbajtur larg emigrantet e paligjshëm.