Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/Vajza e birësuar zbulon historinë e jetës, Gjebrea i “thyen” ëndrrat

2020/12/20 at 5:54 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/Vajza e birësuar zbulon historinë e jetës, Gjebrea i “thyen” ëndrrat

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” është trajtuar një temë jashtëzakonisht e veçantë dhe e pazakonte. Bëhet fjalë për një grua të quajtur Mirela e cila gjithë jetën e saj ka vrapuar dhe shpresuar pas një iluzioni dhe gënjeshtre të thurur nga të tjerët. Ajo është braktisur në jetimore dhe më pas është birësuar nga një familje shkodrane. Pasi zbuloi se ishte e birësuar, Mirela filloi të kërkonte familjen e saj dhe për vite me radhë mendonte që nëna e saj ishte Ismetja e cila e ka refuzuar. Ardit Gjebrea së bashku me stafin, kanë arritur të zbulojnë se zonja Ismete nuk është nëna e saj por, Bajame Ahmeti e cila ka ndërruar jetë direkt pasi ajo lindi.

Ardit Gjebrea: Unë kam një pyetje Mirela, dua të më përsërisësh edhe një herë emrin tek certifikata e lindjes.

Mirela: Bajame Ahmeti, Berat viti i lindjes së saj 1944.

Ardit Gjebrea: Dhe ajo ka qenë nëna jote biologjike.

Mirela: Nuk e di.

Ardit Gjebrea: E dimë ne. Pra ti nuk je në mes të dy vëllezërve, ata janë vëllezër, por ti nuk je motra e tyre. Ju keni jetuar gjithë jetën si vëlla e motër.

Mirela: Më vjen keq për Benin sepse është një njeri i përsosur. Sa kam shpresuar, më ka gënjyer instinkti këtë radhë. I kërkoj falje kësaj zonje atëherë, para të gjithë publikut i kërkoj falje. Të dhënat që më kanë dhënë, paskan krijuar një iluzion të fortë. I kërkoj falje kësaj zonje e paskam shqetësuar, por më kanë dërguar aty personat e gabuar.

Ardit Gjebrea: Ne e dimë historinë e nënës tënde, nuk mund të të them nëse jeton apo nuk jeton.

Mirela: Shpresoj të jetojë.

Ardit Gjebrea: Këtë do të ta thotë një zonjë të cilën e kemi ftuar në studio dhe quhet Shpresa.

Në studio hyn zonja e moshuar e quajtur Shpresa dhe Ardit Gjebrea e pyet pse mendon që e ka ftuar në studio.

Shpresa: Si të thotë nëna bir se për të pasur kam njerëz.

Ardit Gjebrea: Cila është familja jote e vajzërisë?

Shpresa: Ismail Ahmeti, babai, nëna Zylk, vëllai i madh Xhevahir, motra Bajame ajo ka ndërruar jetë, po bën vite 53 vite që nuk jeton.

Ardit Gjebrea: Pse e humbët Bajamen?

Shpresa: E humbëm sepse Bajamja vuante nga një sëmundje, epilepsi dhe ajo ka qenë vajza më e bukur dhe më e mirë që e kishim ne. Më punëtore, më e urtë. Pastaj e shtroi babai në spital në Elbasan, atje ishte një infermiere dhe doktor. Infermierja e kishte parë dhe kishte vendosur për ta merrte për një të afërmin e saj. Sa lindi ndërroi jetën. Solli në jetë një vajzë të quajtur Dallëndyshe ia ka vënë emrin babai im. Babai vajti dy herë tek shtëpia e fëmijës ta kërkonte.

Ardit Gjebrea: Gjyshi, e donte Dallëndyshen?

Shpresa: E donim shumë. E kishte emrin Dallëndyshe por i thoshte engjëll. Në Elbasan nuk e gjetën, vëllai im që ka vdekur 50 vjeç futi një në Shkodër dhe i thanë që e ka marrë një polic këtu, e ka adoptuar.

Në monitor Shpresa shikon Mirelën dhe fillon të përlotet.

Shpresa: Dallëndyshe të ka kërkuar tezja, nuk ka lënë vend tezja për ty (qan). I ngjan motrës.

Mirela shkon e takon tezen, e përqafon fort dhe shprehet se deri më tani ka jetuar një iluzion, por është e lumtur që e ka takuar tezen e saj biologjike./tvklan.al

Etiketa: ardit gjebreabiresim

Ju sugjerojmë

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Para
Foto/Brilanti,kushëriri i Ervis Martinaj i akuzuar për vrasjen e efektivit

Foto/Brilanti,kushëriri i Ervis Martinaj i akuzuar për vrasjen e efektivit

COVID-19/ Mbi 350 viktima në Itali, ulet numri i rasteve pozitive

COVID-19/ Mbi 350 viktima në Itali, ulet numri i rasteve pozitive

Aleanca për Teatrin në protestë, Seranaj: U dhunuam brenda komisariatit

Aleanca për Teatrin në protestë, Seranaj: U dhunuam brenda komisariatit

TE FUNDIT

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
7 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Irani do të përgjigjet ushtarakisht nëse Shtetet e Bashkuara e sulmojnë,...

Lexo më shumë

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
7 Shkurt, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagon pas kritikave të forta për një video që u publikua në rrjetet sociale nga llogaria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com