Avioni me energji diellore është ulur në Ohio pas një fluturimi prej 17 orëve. Avioni Zviceran Solar Impulse 2 nisi udhetimin rreth globit në mars të 2015 me fluturimin e parë nga Abu Dabi. Avioni ka edhe një ndalesë për të bërë në Sh.B.A. në New York dhe më pas do të niset drejt Europës duke kaluar Oqeanin Atlantik, e me pas në Afrikën e veriut ku do të mbarojë dhe udhëtimin rreth globit. Avioni Impulse 2 është më i gjërë se një Boeing 747 dhe fluturon natën me energjinë diellore të akumuluar ditën në 17.000 celulat solare. Ky projekt ka nisur në 2002 për të sensibilizuar publikun mbi energjinë diellore dhe inovacionin.