Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me armë pa leje me vete. Ai është ndaluar nga forcat e policisë në Vorë ku i është ushtruar kontroll.
Gjatë kontrollit të policisë 36-vjeçarit me iniciale E.T iu gjet në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 7 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Së bashku me 36-vjeçarin në automjet ndodhej edhe një person tjetër si pasagjer, i cili në përfundim të veprimeve u la i lirë, ndërsa poseduesi i armës së zjarrit u arrestua në flagrancë.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim./Opinion.al/