Kronikë

VIDEO/ U rrokullis e ra në greminë, pamjet e aksidentit të rëndë në Gramsh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:42 - 10/07/21 |
Opi Nion

Pamjet e mëposhtme vijnë nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në Gramsh, ku një person humbi jetën dhe u plagosën 9 të tjerë.

Mësohet se minibusi është rrokullisur për disa metra nga rruga kryesore duke u përmbysur në një humnerë.

Ndërkohë, sikurse mund të shihet në pamjet e mëposhtme brenda minibusit të shkatërruar e të përmbysur kanë mbetur vetëm sendet e pasagjerëve që po udhëtonin.

Në tokë shihen ushqime dhe veshje që pasagjerët që kanë pasur me vete.

Aktualisht 9 pasagjerët që mbetën të plagosur po marrin ndihmë mjekësore në spital./Opinion.al

Pas