Aktualitet

VIDEO/ U nis nga Rinasi, avioni goditet nga rrufeja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:57 - 09/05/22 |
Opi Nion

Një avion është goditur nga rrufeja pasi ka nisur fluturimin nga aeroporti i Rinasit.

Një video e publikuar bë rrjetet sociale një video të avionit, ndërsa krahas saj shkruan se  pas goditjes nga rrufeja avioni është detyruar të rikthehet sërish në aeroportin e Rinasit.

“Para pak çastesh, ky aeroplan është goditur nga rrufeja ku brenda tij ka qenë edhe nipi Aid F. Musliu, i cili edhe ma dërgoi videon pak minuta pas goditjes nga rrufeja. Fatmirësisht, ani pse një numër i madh i udhëtarëve kanë qenë në aeroplan, ky aksident ka kaluar pa dëme në njerëz. Sipas Aidit, momenti i goditjes nga rrufeja, ka qenë tronditës! Aeroplani tashmë është kthyer përseri ne Aeroportin e Tiranës, Faleminderit Allahut qe nuk e ka lejur këtë ngjarje te bëhet më e madhe”, ka shkruar Isufi.

Por çfarë ndodh kur një avion goditet nga rrufeja?

Avionët në fluturim goditen nga rrufetë, të paktën 1 herë në vit (ose për çdo 1000 orë udhëtim).

Me gjithë mundësitë e shpeshta për t’u goditur nga rrufeja, vetëm në raste të rralla mund të shkaktohen incidente të rënda.

Faktori kryesor është se avionët kanë një strukturë metalike, pra dhe përcjellëse të elektricitetit. Energjia e “kapur” rrjedh në sipërfaqe të avionit, pa arritur të depërtojë në thellësi, duke rënë në boshllëk.

Është e njëjta situatë si në rastin e makinës, e cila shpesh shërben edhe si një strehë e mirë në kohë me stuhi dhe vetëtima. Megjithatë, kjo nuk mjafton për t’u krijuar siguri absolute pasagjerëve gjatë fluturimit me avionë.

Pas