Aktualitet

VIDEO/ U kapën me benzinë, shoqërohen dy të mitur nga protesta në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 19/12/20 |
Doriana Çepunaj

Dy të mitur janë shoqëruar nga policia e Shkodrës gjatë protestës së sotme. Sipas informacioneve ata kanë patur shishe benzine me vete.

Sapo janë pikasur nga efektivët dy të miturit janë ndaluar, për të shmangur incidente dhune dhe djegie si në protestën e kaluar.

Protesta e sotme është e qetë, në të po marrin pjesë, aktorë, përfaqësues të Shoqërisë Civile, qytetarë dhe të rinj të forumeve rinore.

Kjo është protesta e dytë që zhvillohet në Shkodër për vrajsen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Kujtojmë se marshimi i të shtunës së kaluar, përshkallëzoi në dhunë kur një grup të rinjsh, bastisën dhe dogjën edhe selinë e PS-së në këtë qytet./ Opinion.al

Pas