Dy vajza seksi nga Kanadaja u ndaluan ditën e djeshme në Sidnei të Australisë, pasi u kapën me 30 mln dollarë australianë kokainë në valixhen e tyre.
Sipas mediave të huaja, Melina Roberge 23 vjeçe dhe Isabelle Lagece 29 vjeçe u kapën në aeroportin e Sidneit me 95 kg kokainë. Vajzat seksi janë nga Kebeku i Kanadasë dhe po përpiqeshin që ta fusnin drogën në Australi me qëllim shitjen e saj. Ato do të përfitonin plot 30 mln dollarë nga shitja.
Por tashmë dy vajzat rrezikojnë burgim prej shumë vitesh, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.