Një 53 vjeçar është prangosur nga policia pasi në banesën e tij Policia gjeti dhe konfiskoi një armë pa leje. I ndaluari është shtetasi R. Gura dhe është ndaluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4,
“Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas kishte banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri Pushkë, model 56” njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve dhe armëve luftarake”, e parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.